Protesta

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

Zjarrfikësit sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se protesta vjen si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin zjarrfikës  dhe shpëtimit.

“Mos plotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, të bazuara në ligje dhe se fundi edhe vendimi që zjarrfikësve të ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, vendim i pa analizuar mirë  dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe MPB/AME,  mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50”, këto janë në njoftimin për protestë.

Tutje thuhet se protesta do të nisë nga ora 11:00.