Zjarr në një banesë në Pogradec, 33-vjeçarja theu dritaren për të ndihmuar 40 vjeçarin që ishte brenda

Një zjarr sot ka përfshirë një banesë në qytetin e Pogradecit ku dy persona kanë marrë lëndime trupore. 

Sipas njoftimit, ngjarja është regjistruar në lagjen “Nr 1” të qytetit,në një banesë private.

Mediat në Shqipëri raportojnë se 40-vjeçari I.B, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.

Në vendngjarje shihen edhe njolla të shumta gjaku.

“Më datë 19.05.2021, rreth orës 11:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve I. B., rreth 40 vjeç dhe M. B., 33 vjeçe. 40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës. Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në raport.