Zidane thotë se Real Madridit i mungoi përqendrimi në barazimin kundër Club Brugge

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij u ndal me barazim 2-2 nga Club Brugge si pasojë e mungesës së përqendrimit nga lojtarët e tij. Francezi madje e ka quajtur qesharak golin e parë të belgëve.

Sergio Ramos dhe Casemiro e shpëtuan Real Madridin nga humbja e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi shënuan në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin në 2-2 të martën në Santiago Bernabeu.

“Goli i parë që e pranuam ishte qesharak”, tha Zidane pas ndeshjes.

“E filluam keq, dhe nga minuta e 10-të na mungoi përqendrimi në zonat ku kundërshtari ishte në gjendje të na lëndonte. Ata morën guxim kur e shënuan golin e parë dhe ne luajtëm edhe më keq, prandaj ata e shënuan edhe golin e dytë”, shtoi ai.

Francezi, megjithatë, është i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas disavantazhit prej dy golave.

“Këmbëngul se jam i kënaqur me pjesën e dytë, rezultati ishte i keq por reagimi i mirë”, theksoi ai.

loading…