Zidane nuk e preferon Viniciusin në fornacionin bazë te Real Madridi

Vinicius Junior duhet të presë ende për të pasur më shumë minuta me Zinedine Zidanen në stol.

Pasi u mësua të jetë titullar në mesjavë e çdo vikend me Santiago Solarin në stol, Vinicius po vuan për minuta me Zidanen.

Ditë më parë startoi vetëm për herë të tretë këtë edicion duke shënuar edhe supergol, por më pas u la në stol për Champions League, ku Reali u befasua nga Clube Brugge dhe arriti të barazojë mezi në fund rezultatin 2-2.

Vinicius u inkuadrua vetëm pak minuta në këtë ndeshje.

Sido që të jetë, për të vërtetuar se Zidane ende nuk i beson 19-vjeçarit se mund t’ia fitojë ndeshjet, e tregon fakti se për sfidën me Granadën që do të zhvillohet sot e ka lënë në shtëpi, ashtu si Lucas Vasquezin, për të cilin ka marrë kritika të shumta që vazhdon të jetë kohë pas kohe titullar.

Për t’ia dëshmuar të kundërtën, Vinicius duhet të punojë shumë, sepse tani për tani nuk ka shumë vend për të në ekipin e Zizus.

loading…