Zinedine Zidane ka shkruar sot një letër të hapur për tifozët e Real Madridit për të treguar se pse ai dha dorëheqje si trajner i kësaj skuadre

Francezi u largua për herë të tretë nga Los Blancos , pas largimit fillimisht si lojtar më 2005 dhe trajner më 2018 derisa tani ai po largohet nga Santiago Bernabeu pa fituar asnjë trofe.

“Të dashur tifozë të Real Madridit”, ka filluar Zidane letrën e tij të publikuar në AS.

“Për më shumë se 20 vite, nga dita e parë që kam ardhur në Madrid dhe kam veshur fanellën e bardhë, me keni treguar shumë dashuri. Gjithmonë jam ndier se ka diçka speciale në mes të neve. E kisha nderin e madh të jem lojtar dhe trajner i klubit më të madh në histori, por mbi të gjitha edhe unë jam një tifoz i Real Madridit. Për të gjitha këto arsye kam dashur ta shkruajë këtë letër, të ju them lamtumirë dhe të shpjegoj se pse vendosa të largohem si trajner.