Zgjedhjet në veri| Bërnabiq “vajton” demokracinë, sulmon SHBA-në, BE-në dhe OSBE-në

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore në Kosovë.

Në një postim në profilin e saj në Twitter, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze, ajo është shprehur shumë e pakënaqur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke sulmuar fuqitë botërore që përkrahën mbajtjen e tyre.

“Mbane mend këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë fotot që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë dhe M. të mbështetura nga BE-ja dhe Kuinti. ¼”, shkroi ajo.