Zeneli lë sërish gjurmë në Francë, shënon golin e parë në fitoren e Reims (VIDEO)

Reims ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Montpellier dhe merita për këtë fitore ka edhe Arbër Zeneli.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka vazhduar me formën e mirë në Francë.

Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin në Ligue 1.

Ai shënoi për 2-1 nga pika e bardhë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, teksa në fund ekipi i tij fitoi 4-2.

23-vjecari ka nisur për mrekulli aventurën në Francë. Pas katër ndeshjeve, ai numëron 2 asiste dhe një gol – sinjale se mund të shndërrohet në një lojtar kyç për skuadrën e Reims.

https://streamable.com/gn5hy