Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësoi vizitën e Zelensky-t dhe organizimin e samitit si moment krenarie.

“Krenari për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

VIDEO BONUS: Kusari-Lila: Në Bruksel janë diskutuar transferet që vijnë si ndihmë nga Serbia, jo çështje tjera