Zelensky akuzon Rusinë: Qëllimshëm po vonon eksportet e grurit nga portet ukrainase

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për vonesën e qëllimshme të eksportit të grurit nga portet ukrainase me destinacion vendet në Afrikë dhe Azi.

“Sot, më shumë se 150 anije janë në radhë për të përmbushur detyrimet kontraktuale për furnizimin e produkteve tona bujqësore,” tha Zelensky në një video-mesazh, shkruan Aljazeera.

“Kjo është një radhë artificiale. Ajo u ngrit vetëm sepse Rusia po vonon qëllimisht kalimin e anijeve”.

Zelensky nuk ka specifikuar se çfarë e ka shkaktuar vonesën.