Erion Veliaj

Zbulohet skandali i radhës i Erion Veliajt, si ia pasuroi me pagesa dhjetëra miliona euro nënën dhe dajën e Ajola Xoxës

Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të ndalur.

CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, për dosjen “5D”, por edhe për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias. (Lexo këtu)

CNA ka denoncuar gjithashtu skemat e Ajola Xoxës që nga një juriste u kthye në një kuratore arti. Por jo vetëm ajo, rrugës bëhet dhe mami i Ajolës (kjo i përket një tjetër investigimi në proces).

Nga ana tjetër, në investigimin e kryer nga CNA rezulton se familjarë, të afërm të Ajola Xoxës që jetojnë jashtë Shqipërisë, të kenë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve, nëpërmjet të cilave kanë aplikuar dhe kanë fituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

CNA ka mundur të çojë deri në fund të gjithë zinxhirin e kompanive, emrat e përfshirë që shkojnë deri tek e njejta godinë ku ka zyrat Ajola Xoxa, tek ajo godinë ku ushtrohet aktiviteti i familjarëve dhe të afërmve të saj, të cilëve më pas u jep fonde Bashkia e Tiranës, pra Erion Veliaj, bashkëshorti i Ajolës.

Ky investigim tregon një tjetër skemë të qartë dhe të plotë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përveç rrethit të tij të drejtorëve me hajdutë, apo denoncimeve se ka qenë njeriu kryesor dhe “pronari faktik” i inceneratorit të Tiranës, denoncimeve për bashkëshorten Ajola Xoxa me disa nga veprimet e saj me OJF-të e ndryshme si kuratore arti, apo vjehrra e Erionit, nëna e Ajolës, apo edhe denoncimeve për fondet që merr nga biznese private vëllai i tij, Arbër Veliaj, i cili shpërndan thelën e madhe të reklamave në media.

Për më tepër, ne kemi mundur të zbulojmë se si Erion Veliaj paguan familjarët e Ajola Xoxës, si këta të fundit fitojnë qindra mijë euro çdo vit nga kurimi i artit apo eventeve kulturore.

CNA ka përgatitur një dosje të plotë, e cila padiskutim do të jetë një ndihmesë edhe më e madhe për prokurorët e SPAK-ut që po kryejnë hetim pasuror për Erion Veliajn dhe familjarët e tij. (Lexo këtu)

Ky është një rast tepër flagrant dhe CNA do të sjellë detajet e plota në vijim, duke treguar me shifra konkrete me të dhëna dhe fakte të pakontestueshme./ CNA