Zbulohet procesori surprizë i AMD

AMD prezantoi zyrtarisht gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen në CES 2019 ku shfaqi edhe një model me 16 procese dhe arkitekturë 7 nanometër.

Ndërsa shumë mendonin se procesorët Ryzen 3 maksimalisht do të kishin tetë bërthama, UserBenchmark ka zbuluar një model me 12 bërthama dhe 24 procese.

Sipas databazës procesori ka frekuencë bazë 3.4Ghz dhe turbo 3.6Ghz. procesori në fjalë do të vihet përballë modeleve Core i9-7920X me 12 bërthama dhe Core i9-9900K i cili ka tetë bërthama dhe 16 procese.

Sipas rezultateve procesori Ryzen nuk është aq i fuqishëm në testimin me 1 apo katër bërthama por në testimin me të gjitha bërthamat mund Core i9-9900K por jo i9-7920k.

Mbetet shumë e rëndësishme për tu mësuar çmimi i procesorit i cili do të përcaktojë edhe potencialin e tij përballë Intel. /Ballkani.info