Presidentja e Kosovës

Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë.

“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. Shpresoj që e ardhmja do të sjellë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj vibrant”, ka shkruar Osmani në X.