Zgjedhjet

“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së flet për procesin

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë i plotëson standardet ndërkombëtare.

Ajo tha se ky proces po menaxhohet në mënyrë shembullore në një tryezë të organizuar për komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, të cilët i ka informuar mbi procesin e regjistrimit që është duke u zhvilluar në Kosovë.

“Kënaqësi të prisja një konferencë për komunitetin ndërkombëtar mbi regjistrimin në vazhdim. Misioni i ekspertëve të OKB-së vizitoi se procesi i plotëson standardet ndërkombëtare. Agjencia e Statistikave në Kosovë po e menaxhon ushtrimin në mënyrë shembullore dhe shkalla e pjesëmarrjes është shumë e lartë”, ka shkruar ajo në X.

Para disa ditësh, ASK pati thënë se në procesin e regjistrimit po marrin pjesë nga të gjitha komunitetet.