Zbulohet arsyeja pse futbollisti shqiptar nuk luajti ndaj Manchester Cityt

Manchester City mposhti me rezultatin 0-3 Bristol Cityn, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të FA Cup. Dopieta e Foden në minutat 7 dhe 74 dhe goli i De Bruney në minutën e 81-të, i siguroi kalimin në fazën pasardhëse skuadrës së Guardiolës.

Në këtë duel për vendasit e Bristol Cityt mungoi talenti shqiptar Anis Mehmeti. Arsyeja qendron në faktin se mesfushori ka marrë pjesë më parë në FA Cup me fanellën e Ykombes. Për këtë shkak, rregullorja nuk ia lejon që të luajë në këtë kompeticion pasi ka ndryshuar një herë skuadrën.

Një shans i humbur ky për fantazistin Mehmeti, për të treguar klasin e tij, përballë yjeve të Guardiolës.