Zajednica në marrëveshjen e mbrëmshme: Ja si e përbishtënon Kurti pikën më të rëndësishme

Kryeministri Albin Kurti teksa ka folur për dakordimet e djeshme në Bruksel, ka përmendur edhe faktin që BE e Serbia të hënën kanë kërkuar formimin e Asociacionit, raporton Periskopi.

‘’Marrëveshjet e kaluara janë nënkuptuar si dimension i përgjithshëm, nuk mund ta mohojmë një nënkuptim të tillë të BE-së. Çdo gjë lidhur me të do nënkuptohet në kuadër të projektit të BE-së. Kemi pranuar se marrëveshjet e Brukselit janë në element të fushëveprimit të planin franko gjerman në tërësinë dhe ambikuiteitn e tyre bashkërisht. Dakoordinim ynë është një njohje, e jo qëndrim ndaj diçkaje konkrete. Asnjë referencë e një marrëveshje konkrete nuk kemi pranuar të përfshihet në dokumentin e mbrëmshëm. Kur kam qenë në bisedime të hënën, insistim ka qenë të jetë Asociacioni i komunave. Dhe është dallim i madh ndërmjet të hënës dhe të mërkurës. Të hënë ka qenë Borrell e Lajçak, e dje veç Lajcaku.”

Ai tutje ka thënë se gjatë një takimi që e kishte pasur në Paris më 11 nëntor ishte takuar me kryediplomati i BE-së, Josep Borrell si dhe Lajçakun.

Në bisedë e sipër me ta, Kurti thotë se ka diskutuar për propozimin franko-gjerman. Por gjatë bisedës Kurti citon që Borrrell t’i ketë thënë ashpër që mos ta quajë propozimin franko-gjerman por Evropian.

“Më datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris zt. Borrell e Lajcak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje. Unë kur thash propozimin franko-gjerman ai reagoi bukur ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë i thash në rregull, tash e tutje do ta quaj propozimin evropian më mbështetjen e Francës e Gjermanisë. Mirëpo unë të hënën e pashë që është në fakt franko-gjerman. Por meqë insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian tashmë ka shpërndarë një deklaratë të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel me Kosovës e Serbisë.

Në pjesën e kësaj deklarate shkruan ndër të tjerash se palëte kanë kuptuar faktin për implementimin e gjitha marrëveshjve të kaluara, që i bie edhe Asociacionin.

‘’Palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen’’, thuhet në deklaratën e BE’së.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Borrell ka konfirmuar që ditëve të ardhshme do të ftohen për të diskutuar për normalizimin e plotë. Ai ka thënë se mund t’i ndërpres negociatat, nëse palët e bllokojnë procesin.

Deklarata e plotë:

Nën fasilitimin e BE-së, palët kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të plotësisht të përqëndrohen, me urgjencën, në propozim për normalizimin e marrëdhënieve, siç është paraqitur këtë shtator nga Lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do ta ndërpres çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

BE-ja do të sigurojë që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët u pajtuan se Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen.

Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajéak do vazhdojmë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe përditësimi i Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerët rregullisht për progresin e arritur nga Partitë.