Heroi i Cityt

Ylli i Manchester Cityt me fjalë të mëdha për portierin e Kosovës

Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Carabo Cup të martën mbrëma, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Leicester Cityt, të cilën e fitoi 3-1 në penallti falë heroit të mbrëmjes, portierit të ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriqit.

City kaloi në epërsi me një supergol të mesfushorit belg Kevin De Bryune në pjesën e parë, i cili pas takimit tha se pritjet madhështore të Muriqit i ndihmuan Manchester Cityt ta sigurojë gjysmëfinalen.

Goli fantastik i Marc Albrightonit në pjesën e dytë e çoi ndeshjen në penallti, aty ku përfundimisht gardiani i portës së Kosovës, Arijanet Muriqi u bë hero.

“Ishte ndeshje e hapur dhe në fund ai [Muriqi] na ndihmoi ta sigurojmë gjysmëfinalen”, tha belgu për Sky Sports.

“Ai i bëri disa pritjet madhështore. Ai është i qetë akull. Ai bëri atë që duhej bërë dhe në fund, mendoj se është një moment i bukur për të”, shtoi De Bruyne.