Ylli francez Kylian Mbappe u bën thirrje protestuesve në Paris: Ndalni dhunën

Ekipi kombëtar i futbollit i Francës i është bashkuar thirrjeve për t’i dhënë fund dhunës me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale nga kapiteni Kylian Mbappe.

“Edhe ne ndajmë ndjenjat e dhimbjes dhe trishtimit. Por dhuna nuk zgjidh asgjë, aq më pak kur kthehet në mënyrë të pashmangshme kundër atyre që e shprehin atë… Ju po shkatërroni pronat tuaja, lagjet tuaja, qytetet”, thuhet në deklaratën e publikuar nga kapiteni i kombëtares franceze të futbollit.