Pas eksperiencës jo fort të suksesshme në Greqi me Olympiakosin, që zgjati vetëm tre muaj (përfundoi në dhjetor të 2018-ës), Yaya Toure thotë mjaft, duke varur këpucët në gozhdë, teksa lajmi u dha nga menaxheri i tij.
Toure e nisi karrierën në Belgjikë, te Beveren, më pas luajti për Metalurg Donjeck, Olympiakos e Monaco, për të shpërthyer në Spanjë me Barcelonën, para se të transferohej në Angli te Manchester City.
Ka fituar 6 tituj kampionë, në Greqi (1), Spanjë (2) dhe Angli (4). Kulmin e suksesin e ka arritur te Barcelona, ku fitoi Championsin Leaguen dhe Botërorin e Klubeve.
Në Premier League, me “Citizens” mban rekordin e saktësisë nga pika e bardhe e penalltisë, duke i realizuar të 11 penalltitë që i mori përsipër për t’i ekzekutuar.







