El Clasico

Yamal shtatë vite më parë mbante dorën e Ramos para El Clasicos, tani e detyroi të shënojë autogol

Barcelona dhe Sevilla luajtën ndeshjen e parë të xhiros së tetë të La Ligës dhe në fushë u përballën dy lojtarë që kishin 21 vite diferencë në moshë.

37-vjeçari Sergio Ramos luajti te Sevilla, ndërsa 16-vjeçari Lamine Yamal starton për Barcelonën nga minuta e parë.

Spanjollët nxorrën një video interesante. Gjegjësisht, në vitin 2016, Ramos, kapiteni i atëhershëm i Real Madridit, doli në fushën e “Camp Nou| para një El Clasico, duke mbajtur dorën e nëntëvjeçarit Yamal.

Tani, shtatë vjet më vonë, ata luajtën kundër njëri-tjetrit, madje e vendosen edhe ndeshjen.

Zhvillohej minuta e 76-të, kur Lamine Yamal dërgoi një top drejt portës i cili u devijua nga Sergio Ramos për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Yamal ishte prej më të mirëve në fushë te Barcelona dhe rrezikoi disa herë portën e Sevillas.

Ai llogaritet si lojtari më i talentuar në botë për moshën e tij.