Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili mund t’ju bashkohet Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit në Atalanta.
Skuadra nga Bergamo ia ka vënë syrin mesfushorit Xhemailit, i cili pritet të largohet nga Bologna gjatë janarit.
Klubi nga Serie A e sheh futbollistin zviceran si zëvendësues të Pasalic.
Ndërkohë, Xhemaili mund të bëhet futbollisti i tretë i Atalantas pasi aty momentalisht luajnë dy shqiptarë tjerë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti.
Ndërsa, tek Lazio luajnë Valon Berisha, Thomas Strakosha e Riza Durmishi.







