Ish mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez kaloi 4 vite të mbushura me trofe nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa 38 vjeçari është i bindur se ai mund të jetë njejtë i suksesshëm edhe te Manchester City.
Dyshja fituan 11 trofe së bashku prej tyre 3 La Liga dhe 2 Champions League, teksa ish trajneri i Bayernit e mbylli sezonin e tij të parë te City pa trofe, gjersa edicionin e kaluar skuadra e Guardiolas impresionoi duke e fituar bindshëm Premier League, derisa triumfoi edhe në EFL Cup, dhe Xavi beson se ende nuk ardhur më e mira.
“Pep vetëm se do ta përmirësojë Cityn. Njerëzit ishin të impresionuar me mënyrën sesi e fituan Premier Leaguen vitin që shkoi, por kanë ende për të parë. Objektivi i ardhshëm do të jetë Champions League, dhe nën drejtimin e tij besoj se do ta arrijnë. Ai ndërtoi diçka te Barcelona që vazhdon të kujtohet, ndërsa mund ta përsëris edhe te Manchester City. Në futboll nuk është e rëndësishme vetëm të arrish gjëra të mëdha por edhe mënyra sesi i arrin ato”, u shpreh Xavi.
Manchester City i Guardiolas rradhitet në vendin e parë në Premier League me 32 pikë pas 12 javëve të zhvilluara kurse vlen të përmendet se ende nuk e ka shijuar humbjen.







