Vuçiq reagon pasi djali i tij u pa në Graçanicë: Shumica e Serbisë mendon ashtu, dorëzimi s’është opsion

Gjatë ditës së sotme mediat raportuan se Danilo, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq u pa në Graçanicë derisa kishte një bluzë të veshur në të cilën shkruante: “Dorëzimi nuk është opsion”.

Mediumi serb “Kosovo-online” ka thënë se Vuçiq ka reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se “shumica e Serbisë mendon ashtu”.

“Më lejoni t’ua lehtësojë punën derisa ata janë atje, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht…më lejoni t’u them se kështu mendon secili prej nesh, se kështu mendon shumica e Serbisë, dorëzimi nuk është opsion për ne.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, djali i Vuçiq u pa në Graçanicë, atje ku serbët po festojnë Vidovdanin.

Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.