Presidenti i Serbisë

Vuçiq i trishton serbët: Pres eskalim të situatës në Evropë dhe botë muajt e ardhshëm

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një adresim për media të hënën në Beograd tha “se po jetojmë në kohën e krizës më të madhe gjeopolitike që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Ai paralajmëroi tha se pret që situata në Evropë dhe botë të përshkallëzohet muajve të ardhshëm.

“Unë pres që situata të përshkallëzohet në muajt e ardhshëm dhe të përballet me pasoja shumë të rënda, po flas për Evropën dhe botën. Ne duhet të jemi të vendosur të bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, të ruajmë paqen, të sigurojmë rritje ekonomike”, tha Aleksandar Vuçiq.