Kryeministri serb

Vuçeviq: Serbia është e gatshme të bëjë “marrëveshje dhe kompromise” me Kosovën

Serbia është e gatshme të bëjë “marrëveshje dhe kompromise” në bisedimet me Kosovën, deklaroi kryeministri Milosh Vuçeviq për AFP-bë të martën në prag të takimit të Nivelit të Lartë ku Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell bashkë me emisarin Miroslav Lajçak, do të pres në takime fillimisht ndaras Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiq, “për t’u pasur me takim trilateral”.

Vuçeviq i tha AFP-së se Beogradi ishte gati të negocionte pavarësisht të tensioneve të fundit.

“Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, kompromise që do të thotë se asnjëra palë nuk është fitues absolut apo një humbës absolut, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jenë njëlloj të kënaqur – ose thënë më mirë, po aq të pakënaqur,” tha Vuçeviq.

Sipas tij, “asgjë tjetër nuk është dhe nuk mund të ketë qëndrueshmëri afatgjatë”.