Vlerësimi i pronës, kanoset kryetari i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj është kanosur mbrëmë përmes mesazheve. Rasti është raportuar në polici dhe me urdhër të prokurorit dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se i dyshuari ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

“Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçuar mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi.