Vlejnë pothuaj sa Messi e Ronaldo, këta janë shpezët që në Katar kanë miliona euro vlerë

Skifteri i bardhë, me origjinë nga Siberia, paguhet në Katar me ar të thatë.

Çmimi i këtyre “grabitqarëve të hijshëm” arrin në dy milionë euro!, transmeton Demokracia.com.

Sokoli është zogu i preferuar i Katarianëve. I mbajnë për qejf, për gjueti, por edhe si një lloj status simboli. Gjithmonë ka qenë rregull në këtë vend që një njeri i vërtetë duhet të ketë sy për kuaj dhe skifterë dhe të jetë i zoti me harkun dhe shigjetën.

Souk Souk ose Tregu i Skifterit ndodhet pikërisht pranë Souk Ëaqif, tregu i famshëm në qendër të pjesës së vjetër të qytetit. Është ndërtuar në arkitekturë tradicionale për Katarin, është një ndërtesë njëkatëshe, ekskluzivisht në ngjyrë rëre.

Në ato ndërtesa, dhjetëra skifterë presin me durim të gjejnë një pronar të ri.

Për këta “rrëmbyes” janë përgatitur të gjithë aksesorët e mundshëm, që nga dorashka lëkure, te kapakët, te zinxhirët dhe raftet. Për të mos folur për spitalin luksoz për skifterët, i cili ndodhet vetëm pak metra larg zonës ku ata magjepsin me krenari me bukurinë e tyre dhe trajtimin e veçantë që marrin në avionët e linjës ajrore kombëtare Katar. /Demokracia.com