Vjen reagimi nga “Xhebrailat” pas ngjarjeve të fundit mes klubit dhe Kushtrim Gashit

Futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit, ndonëse ka kontratë edhe për një vit tjetër.Ai ka paraqitur kërkesën për shkëputjen e kontratës, pas raporteve jo të mira me trajnerin Ilir Daja, i cili së fundmi nuk e ka ftuar fare Gashin në udhëtimin e klubit në Lituani.

Për rastin në fjalë kanë reaguar edhe tifozët e klubit, “Xhebrailat” në faqen zyrtare të tyre.Ata theksojnë se asnjë lojtar dhe trajner nuk është më i madh se klubi dhe logo e kësaj skuadra.

Postimi i plotë nga Xhebrailat:

Një gjë le ta dinë të gjithë lojtarët që janë dhe ata që do vinë, të gjithë trajnerët e i gjithë bordi drejtues, se asnjëri nuk jeni më të mëdhenjtë se kjo LOGO!