Vjen reagimi i parë nga njëri prej anëtarëve të Bordit të RTK-së pas shkarkimit

Bajram Mjeku, anëtarë i Bordit të RTK-së i cili u shkarkua para pak minutash nga Kuvendi i Kosovës ka reaguar pas këtij vendimi.

Mjeku, përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar se në rast se nuk intervistohet nga një komision parlamentar, vendimin  do ta konsideroj politik dhe do ta ankimoj në Gjykatë.

“Në rast se nuk intervistohem nga një komision hetimor parlamentar, në mënyrë që të sqarohet në detaje se cilat shkelje të mundshme i kam bërë si anëtar i Bordit të RTK-së dhe në rast se ditëve të ardhshme shkarkohem në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vendimin do ta konsideroj politik dhe do ta ankimoj në Gjykatë. I vetëdijshëm se verdikti i Gjykatës mund të vonohet me vite, ka shumë rëndësi që kurdo që të ndodh, të dëshmoj pastërtinë time para Zotit, familjes dhe institucioneve të vendit” shkruan Mjeku

Mjeku poashtu ka bërë publike edhe letrën të cilën ia ka dërguar kohë më parë kryetares së Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media e Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Republikës, Doarsa Kica-Xhelilit.

Shkrimi i plotë: