Vinicius shkëlqen në fitoren e Realit, gati për “El Clasico” – Interi gjen fitoren e parë n’Champions
Real Madridi e ka mundur 5-0 Shakhtarin në Champions League, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa Sheriff, që sonte u mposhtë 3-1 nga Interi në Itali.
Reali është këndellur në Champions League.
Pas humbjes befasuese nga Sheriff, Reali e ka mundur 5-0 Shakhtarin në udhëtim, për të pushtuar pozitën e dytë në renditje me gjashtë pikë, aq sa ka edhe FC Sheriff.
Vinicius shkëlqeu me dy gola, shënoi edhe Rodrygo dhe në fund Benzema, derisa një gol ia dhuruan vendasit – Kryvtsov shënoi autogol.
INTER 3-1 FC Sheriff
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Interi ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Skuadra e Inzaghit e mundi 3-1 FC Sherifin.
Dzeko, Vidal dhe De Vrij shënuan për Interin, derisa për liderin e Grupit D shënoi Thill.