Vinicius ‘kopjoi’ festimin e Ronaldos – derisa portugezi po e shikonte El Clascion nga Santiago Bernabeu

Vinicius Junior e hapi llogarinë për Real Madridin në fitoren 2-0 ndaj Barcelonës në përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Sulmuesi brazilian arriti të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 71-të me një asistim fenomenal nga Toni Kroos.

Vinicius më pas shkoi të festonte me tifozët e Los Blancosve, por që bëri një veprim edhe më madhështor.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Talenti brazilian festoi në të njëjtën mënyrë se si feston Cristiano Ronaldo, që sonte ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu.

Kjo është hera e parë që 35-vjeçari rikthehet te skuadra nga qyteti i Madridit, pas largimit në drejtim të Juventusit.

Natyrisht se Ronaldos mund t’i ketë pëlqyer festa e ish-bashkëlojtarit të tij, por mbi të gjitha edhe triumfi i madrilenëve ndaj rivalit të përbetuar.