Vince Carter është futur në histori të NBA.
Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, tashmë njeh një lojtar që ka luajtur në katër dekada të ndryshme.
Anëtari i Atlanta Hawks, Carter, mbrëmë ka bërë historinë, me paraqitjen e tij kundër Indiana Pacers.
Carter është bërë lojtari i parë në historikun e NBA që paraqitet në parket, në katër dekada të ndryshme.
Gjatë karrierës së tij, 42 vjeçari ka luajtur me skuadra të ndryshme, si Nets, Magic, Raptors, Suns, Mavericks, Grizzlies, Kings e së fundmi edhe Hawks.







