Villas-Boas pritet të marrë drejtimin e klubit të madh francez

Olimpique Marseille mbylli me fitore në “Velodrome” një sezon zhgënjyes, që e la jashtë Europës, pavarësisht investimeve të mëdha, ndërsa trajneri Rudi Garcia zyrtarisht përfundoi aventurën me skuadrën.

Ndryshe nga ai, drejtori sportiv, Zubizarreta, u konfirmua nga klubi dhe tashmë ai ka gjetur edhe pasuesin për stolin, i cili do të jetë Andre Villas-Boas.

Portugezi ka pranuar se i intereson një klub prestigjoz si Marseille.

41-vjeçari, që është kthyer në prioritet të Zubizarretas për ta mbyllur sa më shpejt akordin, duke parë se edhe fundi i sezonit mund të bëjë që klube të tjera t’i bëjnë ofertë ish trajnerit të Chelseat e Tottenhamit.