Një grup burrash të armatosur me shkopinj u shfaqën në rrugën “Knez Millosh” në Beograd, disa prej të cilëve mbanin maska në fytyrat e tyre.

Siç mund të shihet në video, këta janë burra të rinj që janë veshur kryesisht me të zeza, dhe shumica e tyre mbajnë shkopinj druri në duar, transmeton Ballkani.info.

Batinaši sa štanglama u Kneza Miloša spremni da tuku našu decu! pic.twitter.com/OvxDN6Ov88

— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025

Ata besohet se janë njerëz të Vuçiqit të cilët duan të konfrontohen fizikisht me demonstruesit.

Si përkujtesë, një grup më i madh qytetarësh që protestojnë sonte ndodhet përballë grupit të burrave, me një kordon xhandarmërie midis tyre.

Situata në Serbi sonte ka eskaluar në dhunë në shumë qytete, përfshirë edhe Novi Sadin, ku janë demoluar zyrët e SNS-së, partisë së Vuçiqit.

Demonstruesit po kërkojnë largimin e regjimit të Vuçiqit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /Ballkani.info/