VIDEO ekskluzive: Momenti kur “Vreshtarët” ua marrin transparentin “Xhebrailave” të Suharekës

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona për shkak të një përleshje që ndodhi në mesin e tifozëve gjatë ndeshjes Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli që u zhvillua në palestrën sportive të Rahovecit.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive kur tifozët nga Rahoveci “Vreshtarët” ia kanë marrë transparentin tifozëve të Yllit nga Suhareka, “Xhebrailave”.

Pas kësaj ka shpërthyer përleshja, por që shpejt është ndërprerë meqë ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

Prishtina e ka fituar këtë ndeshje dhe është plasuar në finale ku do të ndeshjet me Rahovecit në “Final 8”.

Rahoveci mposhti Ponte Prizrenin dhe në finale të Kupës do të përballet me Prishtinën. /Ballkani.info/