Kjo e hënë shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë. Në ceremoni ishin të pranishëm krerët më të lartë të Shqipërisë si dhe përfaqësues të vendeve anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mesazhi kryesor, i cili përbashkoi të gjitha fjalimet e të pranishmëve, ishte nevoja për më shumë siguri, në përgjigje të sfidave dhe kërcënimeve që vijnë nga lindja.

Në përfundim të ceremonisë, avionët ushtarakë EuroFighter F-2000 nga Italia, avionët amerikanë F-16, dronët “Bayraktar” si dhe helikopterët “Black Hawk” u ngritën në ajër duke dhuruar spektakël në qiellin e Kuçovës.

@ballkani.info Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, avionët ushtarak mes tyre edhe dronët “Bayraktar” fluturojnë mbi qiellin shqiptar 🇦🇱 #shqiperia #bayraktar #shqipe #qiell #nato #shqipet ♬ original sound – Ballkani.info