Nacho

Vendimi më i vështirë në karrierë, futbollisti i Realit mund të shkojë tek Interi

Pesë muajt e ardhshëm mund të jenë gjithashtu të fundit te Real Madrid, klubi ku ai praktikisht ka luajtur gjithmonë. Plot 453 ndeshje, duke llogaritur edhe ato me ekipin e dytë.

Ai është një simbol i Madridit dhe i ‘Madridizmit’ José Ignacio Fernández Iglesias. I njohur për të gjithë thjesht si Nacho, 34-vjeç dhe me një jetë futbollistike në radhët e ‘Merenges’.

Mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës, spanjolli është gjithashtu një simbol i seriozitetit dhe profesionalizmit maksimal.

Nacho do të dëshironte të mbyllte karrierën e tij në Real, por ‘El Nacional’ flet për lamtumirën e tij të mundshme në qershor, kur i skadon kontrata, me urdhër të Perez dhe ndoshta Ancelotti-t, të cilët të dy duan të shtojnë një mbrojtës më të ri dhe më premtues në skuadër.

Në listë do të ishte edhe italiani Scalvini, i freskët nga rinovimi i tij me Atalantan. Kështu, Nacho mund të ‘detyrohet’ ta mbyllë karrierën diku tjetër. Një vit më parë ai u vu në shënjestër nga Interit dhe, sipas medias spanjolle, zikaltrit mund ta marrin verën e ardhshme.

Megjithatë, skenari mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, me Realin ndoshta të hapur për një rinovim tjetër njëvjeçar duke pasur parasysh lidhjen e fortë me lojtarin.