Vëllaznimi i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, ankohet se është dëmtuar në disa ndeshje

Klubi i Futbollit Vëllaznimi është ankuar në ndarje të drejtësisë në ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Parë.

“Kuqezinjtë” nga Gjakova nëpërmjet faqes zyrtare kanë bërë një ankesë duke pretenduar se janë dëmtuar në disa ndeshje, shkruan Demokracia.com.

Klubi me nam të madh në futbollin e Kosovës është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në takimin kundër Phoenix një xhiro më herët, ndërsa edhe në atë të fundit kundër Feronikelit 74 në Drenas.

Ata madje kanë publikuar pamje të një goli të anuluar kundër Feronikelit, e cila sipas tyre, është dashur të pranohet.

REAGIMI I PLOTË:

ANKESË

Drejtuar FFK-së

Të nderuar

Po ju drejtohemi për të disatën herë për dëmin që po na shkaktohet nga referimi në ndeshjet e klubit tonë.

Është e vërtetë që si klub nuk po kalojmë ditë të mira. Por, nuk e dijmë se ku po e marrin këtë të drejte gjyqtarët të na dëmtojnë deri në këtë masë. Tashmë nuk kemi dilema. Kjo gjë është duke u orkestruar nga dikush me qellim të pastër për të na fundosur si klub.

Para kësaj jave në Gjakovë (në ndeshjen kundër KF Phoenix) akordohet penallti qesharake në dëm të klubit tonë të cilën e dokumentuam me pamje filmike. Këtë javë radhen e kishte gjyqtari tejet tendencioz zt.Qendrim Vata në ndeshjen që e zhvilluam në Drenas ndaj Ferronikelit 74. I njejti,me gabime të qellimta ndikoi direkt në epilogun e ndeshjes. Së pari na anuloi golin e epërsisë për një offside tejet qesharak të akorduar.

Edhe një femijë do të ishte në gjendje të konkludonte që nuk kemi të bëjmë me pozitë jashtë loje topi vie tek lojtari yne Jurgen Gjini pas prekrekjes së topit nga ana e dy lojtarëve kundershtarë. Është shumë e qartë që gjyqtari kryesorë u sinjalizua nga anësori, por ai si gjyqtarë kryesorë ka autoritet që të marr vendim vet nësë konsideron që anesori ka gabuar. Ky as që e merr mundin të konsultohet me të. Pse? Pastaj kishim gabime të panumerta (të qëllimta) në dëm të klubit tonë. Edhe kesaj radhe keto që i cekem më lartë po i dokumentojmë me pamje filmike nga ndeshja në fjalë.

P.S. Nuk jemi nga ato klube që vetviktimizohemi duke kërcënuar me tërheqje nga garat. Kjo për dy arsye. E para sepse jemi ndër klubet më të mëdha dhe më të vjetër në Kosovë anipse nuk po kalojmë ditët tona më të mira. Dhe së dyti për shkak se kemi besim të plotë në organet e FFK-se dhe jemi të bindur se FFK-ja do të reflektoj me qellim të ndaljes së ketij dëmtimi të qellimshëm që dikush po e bënë ndaj klubit tonë.

Me respekt, KF “VELLAZNIMI”./Demokracia.com/