Vëllau i Ronaldos akuzohet për mashtrim, bëri biznis me fanella të CR7

Hugo Dinarte, vëllau i Ronaldos po akuzohet nga një kompani në Torino për shitje të paligjshme të fanellave të CR7

Dinarte, 45 vjeçar akuzohet se ka blerë 13 mijë fanella të CR7 me çmim të lirë, derisa ato i ka shitur më pas shumë më shtrenjtë, shkruan Reporteri.net

Vëllau i CR7 ka thyer marrëveshjen me kompaninë ‘Mussara’ dhe ky hetim tani do të bëhet për licensën e prodhimit të fanellave me emrin e yllit portugez.

Ndryshe, Dinarte menaxhon tregtinë e bizniseve të Cristiano Ronaldos.