Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës ka vazhduar me formën fantastike dhe ka shënuar golin ndoshta më të shpejtë në karrierë.

Ai ke gjetur rrjetën në minutën e 2’ të ndeshjes, duke e kaluar në epërsi Rizesporin ndaj Konyasporit.

Ky ishte goli i 11-të i Vedat Muriqit këtë edicion në Superligën e Turqisë, ndërsa ka kontribuar edhe me 6 asiste.

https://twitter.com/EZSPOR/status/1106868071455690752