Konfliktet

Vdes tifozi i Interit, i cili u shkel me furgon nga tifozët e Napolit para ndeshjes

Ka vdekur tifozi i Interit, të cilin e kishin shkelur me furgon dje para ndeshjes mes Interit dhe Napolit.

Sport Mediaset raporton se 35-vjeçari ndërroi jetë pas dëmtimeve që pësoi në incidentin e djeshëm rreth orës 18:30.

Ai është shkelur nga një furgon, ku vozitës ishte një tifoz i Napolit, dhe pastaj u dërgua në emergjencë mirëpo nuk pati sukses operimi.

Përveç kësaj edhe katër tifozë të Napolit u therën me thikë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Një 43-vjeçar është dërguar në spital për shkak të dëmeve që ka marrë në bark pas therjeve me thikë.

Tre të tjerët kanë marrë mjekime aty për aty pasi kishin dëme më të vogla.