Vdes Rushit Ballovci “Bella”, punëtori i njohur sportiv i Prishtinës

Rushit Ballovci “Bella” sot ka ndërruar jetë duke mos mundur të përballonte sëmundjen e rëndë nga e cila vuante.

Punëtori sportiv shumëvjeçar i 2 Korrikut i njohur nga tërë qyteti i Prishtinës si “Bella”, tërë jetën ia ka kushtuar futbollit, klubit të tij të zemrës, 2 Korriku e së fundi ishte shumë i afërt edhe me FC Prishtinën.

Në çdo seancë stërvitore, skuadra e Prishtinës pritej së pari nga Bella. I afërt me klubin, me gjithsecilin anëtar të klubit tonë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes, klubit të 2 Korrikut dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, njërin prej punëtorëve sportivë ikonë të futbollit tonë.