Stadiumi olimpik “Adem Jashari” pritet që në një të ardhme të afërt të marrë pamje të re dhe në këtë mënyrë të zhvillohen garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku ka shkruar se në rinovimin e stadiumit po punohet me intensitet dhe punët po shkojnë sipas parashikimeve, ani pse nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të përfundojnë ato dhe kur stadiumi pritet të jetë gati plotësisht.

“Po vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. 🏟️

Ky stadium do të plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, ka shkruar Çeku. .