Vazhdojnë problemet te Anglia, Gomez fishkëllohet nga tifozët por Sterling i del në mbrojtje

Një situatë aspak e mirë te Kombëtarja e Anglisë.

Pak ditë më parë, situata ishte tensionuese në kampin anglez pas një zënke mes Raheem Sterling dhe Joe Gomez.

Trajneri Gareth Southgate mori menjëherë vendim që Sterling të suspendohet për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Joe Gomez është fishkëllyer nga tifozët anglez në momentin e inkuadrimit në lojë, diçka që nuk i pëlqeu aspak Sterlingut.

Anësori anglez, i cili e ka marrë gjithë përgjegjësinë për incidentin, i ka kritikuar tifozët për atë veprim.

“Për të gjithë tifozët anglezë, desha t’i lija gjërat ashtu si ishin, por më duhet të flas sërish. Ishte vështirë për mua që ta shihja një bashkëlojtar duke u fishkëllhet për diçka që ishte për fajin tim”.

“Joe nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për mua, të shihja dikë që e mban kokën ulur dhe punon shumë, sidomos pas një jave të vështirë për të, ishte gabim që të fishkëllehej në çastin e hyrjes”, ka shkruar mes tjerash Sterling në një postim në Twitter.

loading…