Varrimi është shtyrë; Familjarët nuk tërheqin trupin, duan ekspertizë të huaj

Varrimi i Kacifas sërish është shtyrë për shkak se familjaret e tij nuk po tërheqin trupin nga morgu. Arsyeja është se ata kërkojnë që të bëhet edhe një ekspertizë e huaj.

Ndërsa ende priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës, familjarët e të ndjerit nuk pranojnë që të tërheqin trupin pa bërë më parë një ekspertizë të huaj.

Varrimi që mendohej se do të bëhej pasditen e së hënës, duke u shtyrë për të martën, por as ditën e sotme duket se nuk do të zhvillohet. Ndërkohë që të afërm të familjarëve të viktimës vizitojnë familjen Kacifa për ngushëllim.