Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe janë në mesin e kandidatëve për ta fituar Topin e Artë, por Raphael Varane nuk është i shqetësuar lidhur me një konflikt të mundshëm brena grupit.

Legjenda franceze Michel Plaitini para disa ditësh tha se mbrojtësi i Real Madridit e merion Topin e Artë për shkak se është lojtari i vetëm që e ka fituar Kupën e Botës dhe Champions Leaguen.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar nga 5 herë këtë çmim individual në 10 vitet e fundit, ndërsa këtë edicion kandidat i madh është edhe mesfushori kroat, Luka Modric.

Varane ka thënë se bashkëlojtarët e tij te Franca do të jenë të lumtur për secilin prej tyre që e fiton Topin e Artë.

“Mendoj se nuk do të ketë probleme mes nesh lidhur me këtë çështje. Nëse një francez e fiton të gjithë ne do të jemi të lumtur, kushdo që është ai. Në lajme flitet për këso lloj gjërash por mes nesh jo. Ne flasim se çfarë është bërë mirë por jo për atë se kush e ka merituar më shumë, ne të gjithë kemi kontribuar”, tha Varane për France Football.

25 vjeçari e cilësoi suksesin e Francës në Kupën e Botës verën e kaluar si punë në grup duke refuzuar të ndalet te ndonjë individ, ndërsa e përshkruajti rolin e tij brenda skuadrës si atij të vëllaut të madh.