Van Dijk nuk ka kujtime të bukura nga takimi i fundit me Messin (Video)

Golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Evropë, Leo Messi, kundër njeriut të pakalueshëm, mbrojtësit të hekurt, Virgil van Dijk.

Liverpooli dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të kërkuar finalen e madhe të Madridit, aty ku do të përballen me fituesin e duelit, Tottenham – Ajax.

Djemtë e Jurgen Klopp janë të vetëdijshëm se para tyre kanë një detyrë të vështirë, të ndalin një Barcelonë të frikshme dhe Leo Messin në top formë.

“The Reds” besojnë se me Virgil van Dijk në mbrojtje, futbollisti i vetëm në Evropë që nuk është dribluar këtë sezon, mund ta ndalin 10-shin magjik të Barcelonës.

Megjithatë, Van Dijk nuk ka kujtime të mira nga përballjet me Barcelonën në vitin 2013.

27-vjeçari luante për Celticun në atë kohë dhe tregoi një paraqitje të fortë individuale, por kjo nuk e ndihmoi aspak skuadrës së tij që pësoi humbje të thellë, me rezultat 6-1.

Megjithatë, Van Dijk i atëhershëm me atë të sotëm ndryshon shumë dhe duke shtuar këtu edhe formën fantastike të Liverpoolit, që po lufton edhe për titullin e Premierligës, atëherë gjithçka është e mundshme në këtë gjysmëfinale.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3p/3PEP.mp4