Valon Berisha: Krijuam shumë raste, por nuk arritëm të shënonim

Pas dy muajve bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, është rikthyer futbolli gjerman.

Liga e parë që filloi të luhet sot është Bundesliga gjermane.

Në kuadër të kësaj lige është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Fortuna Düsseldorf dhe SC Paderborn 07 e cila përfundoi pa gola.

Mesfushori kosovar  Valon Berisha i cili është pjesë e skuadrës Düsseldorf ka thënë se fati nuk ka qenë në anën e tyre gjatë kësaj ndeshje.

“Sot ishim shumë të pafat, krijuam shumë raste megjithatë nuk arritëm të shënonim. Ne nuk dorëzohemi vazhdojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.