La Liga

Valencia kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Granadës, pas zjarrit që vrau katër persona

Valencia kërkoi shtyrjen e ndeshjes kundër Granadës, pas zjarrit që goditi këtë të enjte një ndërtesë 14-katëshe në një lagje banimi të qytetit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

“Valencia bashkohet në ngushëllime për viktimat e zjarrit të tmerrshëm në lagjen Campanar dhe kërkon që ndeshja kundër Granadës të shtyhet”,- thuhet në një deklaratë të klubit.

“Jemi të shkatërruar nga zjarri i tmerrshëm në Avenida Maestro Rodrigo në lagjen Campanar, në Valencia, dhe duam të shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe dashurinë tonë për familjet dhe miqtë e viktimave”,- ndau klubi, duke informuar se ekipet e klubit do të mbajë një minutë heshtje para stërvitjes këtë të premte.

Disa klube, duke përfshirë Real Madridin, kanë treguar tashmë solidaritet me viktimat.  “Real Madridi, presidenti dhe drejtuesit e tij, tregojnë shqetësimin më të thellë për viktimat e zjarrit në qytetin e Valencias në orët e fundit dhe shpreh solidaritetin me të gjithë të prekurit dhe të gjithë Valenciasit”, thuhet në deklaratë.

Zjarri u regjistrua këtë të enjte në një kompleks banesash në lagjen Campanar, në Valencia, duke shkaktuar katër të vdekur dhe 15 të plagosur, përfshirë shtatë zjarrfikës. Sipas “El País”, midis nëntë dhe 15 persona ende nuk janë gjetur. /Ballkani.info