Klara Sanduloviq

Vajza e Sanduloviqit bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz: Të mos përseritët më

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Babai im është i vetmi politikan serb që promovon paqen dhe prosperitetin në këtë vend dhe politika e tij bazohet në falje dhe paqe. Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Dhe ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim dhe kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im dhe vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, ka deklaruar e bija e politikanit pasi bëri homazhe.

Tutje Klara Sanduloviq ka thënë se tash pret reagimin e Qeverisë serbe për veprimin e saj.

Image

Ndërsa nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajlo Todiq, ka përsëritur kërkimfaljen e Sanduloviqit duke thënë se Ballkani Perëndimor meriton paqe dhe se popujt në të duhet të pajtohen e të kthehen kah e ardhmja.

“Ndjej keqardhje të thellë për secilën viktimë të pafajshme të cilitdo populli, besimi apo orientimi politik dhe lutemi që me kërkimfaljen tonë të gjithë të jenë më të mëdhenj sesa kryerësit e së keqes që na ka poshtëruar. Jemi të vetëdijshëm që me akuzat e ndërsjella, me manipulimin e së vërtetës historike, me interpretimin e ngjarjeve të luftës për qëllime ditore politike, me ofendime dhe me poshtërime shkaku i përkatësisë kombëtare apo fetare, bëhemi të burgosur të së shkuarës dhe humbës të së tanishmes… Detyrë jona është që pa mendime hakmarrëse dhe ndjenjë të urrejtjes të ruajmë kujtimin për viktimat tona të pafajshme, të shërojmë shpirtrat e lënduar, të ndërtojmë besimin dhe mirëkuptimin mes individëve dhe popujve. Ballkani Perëndimor meriton paqe. Popujt e Ballkanit Perëndimor duhet të pajtohen, t’ia falin njëri-tjetrit dhe të kthehen kah e ardhmja. Sinqerisht pres që ky gjest yni, me qëllim të faljes dhe pajtimit si dhe vlerësimit të ndërsjellë, do të prekë edhe liderë të tjerë politikë në rajon, se edhe ata do të gjejnë guximin që në mënyrë të përshtatshme t’u kushtojnë nderime viktimave të popujve të tjerë”, ka thënë Todiq.

Ai ka thënë se urrejtja s’është kolektivisht e lindur në asnjë popull apo fe. “Urrejtjen e krijojnë individët”, ka thënë ai.

Sipas tij, në rajon do të ketë lulëzim të marrëdhënieve në mes vendeve kur shoqëritë të lirohen prej individëve që kanë urrejtje.

Pas arrestimit të Sanduloviqit, edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve në mes të janarit. Pasi kishte bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”, Stojkoviq ka thënë se gjatë kthimit në Serbi ishte ndaluar për katër orë.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Ai pastaj është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të clin e torturuan.

LEXO EDHE:

LEXO EDHE:

BONUS VIDEO: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë