Uzuni i pandalshëm, merr 11-metërsh dhe shënon, Granada drejt La Ligas

Myrto Uzuni lider  padiskutueshëm i Granadas në LaLiga2. Sulmuesi shqiptar, i cili kryeson listën e golashënuesve në këtë kampionat, realizoi në minutën e 22-të në sfidën me Alavesin në transfertë nga pika e bardhe e penalltisë.

Meritë krejtësisht e “bomberit” beratas, që e fitoi vetë 11-metërshin, duke e detyruar portierin kundërshtar t’i ndërhynte në mënyrë të gabuar. Për Uzunin është goli i 22-të në kampionat.

Me epërsinë minimale të Granadas (me fitore ngjiten në vendin e parë) u mbyll pjesa e parë.